Aktorja italiane Monica Bellucci është komentuar gjithmonë për jetën e saj private dhe së fundmi ishte raportuar se ajo është në lidhje me Nicolas Lefebvre, dikur model ndërsa sot skulptor.

Dyshja i konfirmuan lajmet duke dalë në publik bashkë për shfaqjen e “Chanel”.

Monica dhe Nicolas kishin 18 vite diferencë. Mediat e huaja kanë raportuar se çifti i kanë dhënë fund lidhjes.

Ndarjen e ka konfirmuar edhe aktorja 54 vjeçare duke u shprehur se ata do mbeten shokë.“Ne ndiheshim kaq mirë me njëri-tjetrin dhe ai më mësoi kaq shumë gjëra. Nicolas është një person i cili ka një ndjeshmëri të vërtetë artistike. Ai është i mrekullueshëm, por fluturimi ynë vazhdon në një udhë tjetër që është ajo e një miqësie”, u shpreh Bellucci.

MUND TË JU PËLQEJNË