Aktualisht është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Ata të cilët janë duke e ndjekur po presin se si do të zhvillohet ngjarja tutje. Në mesin e shumë aktorëve në këtë serial marrin pjesë edhe dy emra të njohur, Alp Navriuz dhe Alina Boz .

Aktorët luajnë rolin e “Xhenkut” dhe “Azrës”, të cilët në serial kanë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin. Gjithçka filloi nga një takim spontan në aeroplan mirëpo se ku përfundon përralla e dashurisë së tyre mbetet të shihet në episodet në vazhdim.

Aktualisht dyshja në serial janë duke e shijuar lidhjen e tyre, madje, përkundër vështërrsive të shumta që kanë në lidhje , së shpejti “Xhenku” të t’i propozoj “Azrës” fejesë për çka ai do merr pergjigjie pozitive.

Më poshtë iu sjellim disa pamje momenti i propozimit të fejesës.

Shumë intriga do të thuren, e do të hyjnë personazhe të reja të cilat priten të shfaqen epizodë pas epizode. Seriali “Mos ma lësho dorën”, transmetohet nga e hëna deri të premtën në ora 20:00. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË