Ashley Graham dhe burri i saj, Justin Ervin, mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Modelja 32-vjeçare njoftoi të hënën lajmin në rrjetet sociale.

“Në orën 6:00 të së shtunës jeta jonë ndryshoi për mirë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe përkrahjen tuaj gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme,” shkroi ajo në Twitter dhe Instagram. Një përfaqësues për Graham e konfirmoi lajmin për “TODAY”.

Prezantuesja e “American Beauty Star” dhe burri i saj zbuluan se ata po prisnin një fëmijë në përvjetorin e nëntë të martesës në gusht.

“Nëntë vjet më parë, unë u martova me dashurinë e jetës sime”, tha Graham.

“Ka qenë rrugëtimi më i mirë me personin tim më të preferuar në botë! Sot, ne po ndjehemi kaq të bekuar, mirënjohës dhe të ngazëllyer për të festuar që familja jonë po rritet! Gëzuar përvjetorin, @mrjustinervin. Jeta do të bëhet edhe më e mirë “.

Graham zbuloi gjininë e foshnjës së saj gjatë një vizite në “The Ellen DeGeneres Show” në nëntor.

“Yay! Unë do të kem një djalë! Unë do të jem nënë me një djalë! “, ishte shprehur ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË