Një konkurs bukurie me titull Miss Freedom of the World u mbajt në Kosovë ku mblodhi përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota, ajo që tërhoqi vëmendjen më tepër nga të gjitha, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Përkundër të gjithë pritshmërive, përfaqësuesja e Serbisë ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Irina bëri shenjën e shqiponjës me duar gjatë sfilatës, madje edhe gjatë një interviste:

Nuk u mjaftua me kaq, por vendosi të bënte edhe shqiponjën me përfaqësuesen e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë kompeticion. Videon këtij momenti, bjondja simpatike e ka publikuar edhe në llogarinë e saj personale në Instagram: Reagimi i medias serbe ka qenë i ashpër, duke e konsideruar me gërma të mëdha një SKANDAL veprimin e saj.

“Madje nuk i erdhi keq as ta bënte simbolin me dy vajzat që përfaqësonin Shqipërinë dhe Kosovën, simbolin e Shqipërisë së madhe.”-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Ndërkohë, pronarja e agjencisë së modelingut nga ku u përzgjodh Irina, e konsideroi gjestin një komplot.

“Kompania ime gjithmonë ka qenë e ndërgjegjshme për interesin e kombit dhe të popullit tonë. Natyrisht, nuk kam asnjë lidhje me zgjedhjen e vajzës apo atij që e ka dërguar. Unë nuk jam i sigurt se ajo e di se çfarë po bën, por jam i sigurt se ata që e kanë dërguar dhe që kanë organizuar këtë zgjedhje e dinë mirë.

Mesa duket jo të gjithë serbët janë në një mendje me Kryeministren Brnabic, e cila disa kohë më parë deklaroi se shqiptarët ishin njerë të sapo dalë nga pylli.

MUND TË JU PËLQEJNË