Në familjen e Mirsës ka festë.

Mirsa Kërqeli ka njoftuar nëpërmjet Instagramit se në familjen e saj ka ardhur në jetë edhe një tjetër fëmijë.

Këngëtarja e ka publikuar foton e nipit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Odej.

“Mirë se erdhe nipi i dashur Odej. Paq fatin e botës loqka e hallës. Ishalla rritesh i lumtur pranë prindërve dhe gjithë familjes”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos.

Ndryshe vetë ajo është nënë e dy fëmijëve dhe për shkak të përkushtimit maksimal te ta edhe është distancuar nga muzika./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË