Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u martuan në privatësi pak muaj më parë.

Dasmën çifti e mbajti në Maldive e pasi u kthyen në Shqipëri deklaruan se ishin martuar duke përfshirë në videoklipin “Duamë” pamje nga dita e tyre më e bukur.

Pak muaj pas dasmës, Miriami na ka treguar sot unazën e martesës me anë të një fotoje në Instagram. Këngëtarja shfaqet duke pozuar e buzëqeshur teksa në sy bie menjëherë unaza me gurin që shkëlqen.

Gjatë dasmës, Miriami ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë. Çifti pret të bëhet me djalë së shpejti.

 

MUND TË JU PËLQEJNË