Sot është njeriu më me ndikim në çështjet globale, por ai ka qenë miliarder qëkur ka lindur.

Fjala është për Donald Trump-in, presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas “New York Times”, Trump ishte miliarder që në vitet e para të jetës së tij. Që në moshën 3-vjeçare ai fitonte 200 mijë dollarë në vit, e po ashtu i ati i la një pasuri prej 413 milionë dollarësh.

Kjo ishte vetëm në vitet e para, por pasi mbaroi kolegjin, i ati i jepte rreth 1 milionë dollarë në vit.

Pasuria e akumuluar e Donald Trump ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve. Megjithatë sulmet ndaj Trump lidhur me pasurinë e tij kanë qenë të shumta. Madje së fundmi ai akuzohet edhe për mospagesë taksash për disa biznese të tij.

Por, Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur sulme politike e të papërshtatshme.

 

MUND TË JU PËLQEJNË