Prej dyzet vitesh në skenë dhe ende aktuale, e dashur dhe e pëlqyer. Mihrije Braha mbetet ndër emrat e angazhuar, por edhe të përfolur në industrinë e muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Me këngë hite, me një jetë private që përherë ka përbërë interes për publikun, këngëtarja mitrovicase ia ka dalë ti mbijetoj konkurrencës, që shpesh është mjaftë e ashpër.

Mihrija ndër vite ka pasur disa duete me koleg të ndryshëm. Mihrija ka treguar që asnjëherë nuk i është dashur ti propozoj dikujt duet, pasi përherë të tjerët kanë pasur kërkesa kundrejt saj, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ka shprehur pëlqimin rreth asaj se me kë do ta bënte një duet me artistët e skenës ndërkombëtare. Emrat favorit për të mbeten Jennifer Lopez dhe Enrike Iglesias./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË