Çifti i njohur i estradës, Naim Abazi e Mihrije Braha, janë ndër personazhet më të njohur e të përfolur.

Ata, shpesh vihen në qendër të vëmendjes për anën profesionale, jetën private, por edhe për deklaratat që lëshojnë, shkruan “Kosovarja”.

Mihrija e Naimi të dëshmuar në muzikë e në botën e spektaklit, janë dyshja që nuk hezitojnë të kontribuojnë kur është fjala për vepra të mëdha.

Në 85 vjetorin e lindjes së Primadonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, të gjithë thanë diçka për të, duke dashur të tregojnë dashamirësinë dhe mirënjohjen për të madhen e këngës.

Por, a e dinit që çifti Naim Abazi e Mihrije Braha ishin donatorë të drejtpërdrejt të botimit të librit të parë për Nexhmie Pagarushen, shkruar nga gazetari Shaqir Foniqi?

Libri me Titull “Nexhmija Pagarusha – Bylbyli i Kosovës” u botua në vitin 1997, shkruan “Kosovarja”.

Fakti se dyshja e famshme e kanë sponsorizuar këtë vepër, dihet në komunitetin artistik, por ata vetë asnjëherë nuk kanë dashur të flasin për këtë gjë madhore, siç nuk flasin as për kontribute të tjera, sidomos humanitare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË