Lëkura në këmbë është e ndyshme nga pjesa tjetër e lëkurës në trupin tuaj.

Është më e trashë ka më shumë gjëndra djerse, por nuk ka gjëndra vajore për ta mbajtur të butë.

Është jashtëzakonisht e ndjeshme kështu që qelizat do të ndahen më shpejt në përgjigje të fërkimit ose presionit për të formuar një lëkurë edhe më të vështirë për t’u mbrojtur.

Në verë, apo dhe dimër e në çdo stinë tjetër këmbët e ashpra dhe të çara janë më të vështirat për tu kujdesur. Ngrohja, dielli dhe uji punojnë për të tharë këmbët.

Mënyra më e mirë është parandalimi i tharjes së thembrave por nëse kjo gjë nuk ka ndodhur ka disa zgjidhje të thjeshta.

-Pini shumë ujë sidomos kur është nxehtë. Sigurohuni që të pini 1 litër ujë në ditë.

-Kufizo përdorimin e sandalleve, përdorini ato për në plazh dhe mos i mbani në distanca të gjata.

-Përdorni një gur për ti bërë skrab atyre çdo ditë

-Aplikoni krem hidratues posaçërisht për këmbët.

Së pari çliroheni nga lëkura e thatë e më pas kujdesuni me vajra dhe me kremra çdo ditë në mënyrë që thatësia mos të përsëritet.

MUND TË JU PËLQEJNË