Gashi është artist shqiptar që po gëzon karrierë jashtë kufijve shqiptarë.

Gashi përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar datën e publikimit të projektit të ri, të cilin e sjell në duet me reperin Ledri Vula, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “That’s Mine”, kurse data e publikimit të saj është 20 dhjetori.

“Për krejt shqipet e mia, “That’s Mine” e bëra për ju, komentoni  nëse jeni gati”, ka shkruar mbi videon paralajmëruese.

Gashi gjatë verës ishte i pranishëm në një koncert gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku u prit shumë mirë nga publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË