Shkrimtarja e librit të famshëm “Eat Pray Love”, Elizabeth M. Gilbert ndodhej në Indi kur në mes të natës, ndau me njerëzit këshillën më të mirë që duhet ta kemi me vete të 365-ta ditët të 2020-ës

Përmes një videoje të publikuar në Instagram-in e saj, autorja amerikane dëgjohet të thotë se njerëzit duhet të kujtojnë se nuk kanë asnjë arsye për t’i ushtruar vetes presion.

Nuk kemi asnjë lloj detyrimi për t’i vërtetuar botës diçka apo për të justifikuar ekzistencën e tyre. Të qenit në jetë, mjafton, prandaj shijojeni pa ankthin e pakuptimtë që i japim vetes.

“Është mesi i natës në Indi, por unë s’kam gjumë prej fluturimit të gjatë dhe ndryshimit të orës, kështu që është momenti më i mirë për t’ju dhënë një mesazh të rëndësishëm. Nuk keni pse të bëni bilancet e Vitit të Ri dhe ky Vit i Ri s’ka pse të ketë më shumë presion apo ankth vetëm sepse një dekadë e re po vjen.

Askush nuk ju kërkon të justifikoni ekzistencën tuaj në Tokë. S’keni pse t’i tregoni askujt për fitimet tuaja të rritura se nuk jeni korporatë. S’keni pse të fitoni të drejtën për të qenë këtu duke i bërë vetes presion për të arritur standarde gjithnjë e më të larta!

Ti thjesht je këtu. Ti i përket këtij vendi dhe Toka të do. 1 janari do të jetë ditë si të gjithë të tjerat, ku ti thjesht do të flesh dhe ndoshta do të kalosh më shumë kohë duke mos bërë asgjë…”

Shkrimtarja, na kujtoi atë që në të shumtën e rasteve e harrojmë, teksa vrapojmë çdo ditë, të stresuar dhe nën presion për të arritur objektivin e radhës.

“Teksa një dekadë e re po afron, lutem që ta merrni me qetësi, të gjithë ju. S’keni pse të fitoni asnjë lloj të drejte për të qenë këtu. Universi ju do vetëm duke ekzistuar!”- e mbyll ajo.

Fjalë të tilla duket se i kanë dhënë shpresë, motiv dhe shumë dritë njerëzve, të cilët përmes komenteve shprehin mirënjohje maksimale për autoren.

“Ky mesazh më bëri për të qarë. Kam qenë në depresion për një kohë të gjatë dhe fakti që një vit i ri po vjen më bën të ndihem sikur s’kam plotësuar asgjë. Fjalët e tua më bënë të ndihem më mirë. Ankthi shpesh më çon drejt dëshirës për t’u bërë perfeksionist.

Fajësoj veten që nuk bëj dot më shumë. Sapo më bërë të kuptoj që standardet e sforcuara që i vëmë vetes thjesht na shtojnë ankthin. Më bërë të ndihem e çlodhur dhe e vlerësuar.” – shkruan dikush nga ndjekësit e saj dhe nëse e gjeni veten në ndonjë fjalë të këtij komenti, mësoni përmendësh këshillën më lart.

MUND TË JU PËLQEJNË