‘Fundi i vitit dhe EKLIPS I DIELLIT NE DT 26 DHJETOR 2019. Një ditë pas Krishtlindjeve dhe Viti 2019 mbyllet me një Eklips Dielli në Bricjap ashtu si filloi. Në dt 26 Dhjetor në mëngjes kemi Eklipsin e Diellit në dhjeteditëshin e parë të Bricjapit në gradën 4 në Bricjap kemi një rreshtim planetesh Dielli Jupiteri Hena lidhja jugore e Hënës Saturni dhe Plutoni dhe Asteroidi Dhimitra.

Në shenjën e ngjithjes dhe të përpjekjes së vazhdueshme gjysma e planeteve ndodhet në Bricjap dhe japin shumë dominance. Do marrim mesazhe të rëndësishme në jetën personale dhe sociale. Koha po mbaron dhe duhet të marri me vete çdo gjë që është e thatë dhe nuk jep më fryte. Çdo gjë që është e ashpër shterpe dhe na pengon në ecurinë tonë. Detyrime borxhe çështje ekonomke çështje sentimentale duken si mal para nesh por Eklipsi pritet ti sqaroj’ ka sqaruar astrologja Meri Shehu në pjesën hyrëse të horoskopit.

Dashi
Do sqarohet një çështje pune e cila mund të jetë një fillim i ri apo një ndryshim në këtë periudhe për ju. Në planin personal po ashtu merrni një vendim më në fund për një lidhje ose një ndarje

Dashuria dhe Puna/ Ja çfarë parashikojnë yjet për të dielën

Demi
Do sqarohet një çeshtje vijushmerie ligjore e cila ju hap rrugën drejt nje zhvillimi të ri. Por këto ditë do ndjeni një pengesë të fortë derisa të sqarohet situata

Binjaket
Një detyrim i madh ekonomik apo sqarim në ceshtjet ekonomike do bëhet pak i vështirë në ditën e sotme dhe mund t’ju lodhi psikologjikisht

Gaforrja
Problem do hasni në marrëveshje apo marrëdhënie me të tjerët sidmos në kushtet apo në mundësinë për tu përshtatur. Do keni antagonizma të fortë edhe në çift ku do sprovohet marredhënia

Luani
Një problem që lidhet me punën duhet të sqarohet sot pasi pengesat kanë qënë të mëdha dhe ju duhet të bëni një ndryshim të konsiderueshëm

Virgjeresha
Në planin personal dhe në marrëdhenien tuaj me njerëzit e dashur do ketë një kushtëzim apo një pengese të çuditeshme. E rëndësishme është që të sqarohen marrëdhëniet dhe ndjenjat

Peshorja
Kjo ditë do ju parapërgatisë për një sqarim të rëndesishëm që do dal i nevojshëm në çeshtje familjare apo në një plan shumë të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen tuaj

Akrepi
Duhet të jepni mesazhe të forta dhe të jeni shume strikt në stategjine tuaj që të arrini të keni një fitore në një moment ku pengesat duken sa një mal

Shigjetari
Do përpiqeni me sa mundeni të sqaroni të drejtën tuaj në çështjet ekonomike dhe në atë që çfarë prrtendohet të merrni dhe çfarë keni marë deri tani

Bricjapi
Një periudhe shumë e fuqishme kjo në jetën tuaj por nese nuk e shikoni në sensin e sqarimit do mbeteni në heshtje dhe në hije të mundësive në shumë aspekte

Ujori
Një përmirsim i dukshëm i qëllimeve dhe startegjive tuaja por edhe një mbyllje në vetvete e cila ju kushtëzon apo ndalon të ecni para njëlloj sikur të kishit të bënit me kundërshtar të fuqishëm

Peshqit
Miq e njohje të rëndësishme por që në këtë moment do vihen në provë dhe do sqaroni qëllimet e tyre dhe pozicionin apo përkrahjen e vërtetë që do ju japin apo jo

MUND TË JU PËLQEJNË