Memli Krasniqi është njëri nga deputetet e zëshëm të Kuvendit të Kosovës, i cili ka një veprimtari të bujshme në skenën politike.

Ai dikur ishte edhe këngëtar mjaftë i pëlqyer, profesion ky të cilin e ndërpreu pasi hyri në politikë, shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private, ai është i martuar me Meliza Krasniqin, figurë kjo e njohur për publikun, ku nga martesa me të kanë tre fëmijë.

Thuhet se raporti mes saj dhe Memlit është i shkëlqyer, pasi ata janë edhe bashkëshort, por edhe miq të mire.

E sot është bashkëshortja e Memlit, ajo e cila ka bërë një dedikim për të me rastin e ditëlindjes.

“Mund të jetoni për njëqind vjet më shumë, dhe të buzëqeshni gjatë gjithë viteve. Të dua”, ka shkruar Meliza krahsa një imazhi të Memlit, duke e uruar atë për ditëlindje./Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË