Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Albin Kurti duhet ta dijë se jeta institucionale nuk është video lojë.

“Albin Kurti duhet ta dijë se jeta institucionale nuk është video lojë, dhe lojërat me video nuk i kryejnë punët të cilat i presin qytetarët e Kosovës. Barra e përgjegjësisë për këtë bllokadë i takojnë Albin Kurtit si mandatar, dhe presim që obligimet dhe përgjegjësitë që i kanë ti kryejnë sa ma shpejtë që është e mundur”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se kanë kaluar rreth 106 ditë prej kur kanë përfunduar zgjedhjet, dhe ne ende s’kemi as qeveri e as institucione të konsoliduar.

I pyetur se a do të pranonte ndonjë ofertë për bashkëqeverisje qoftë nga LVV-ja apo LDK-ja, Krasniqi theksoi se pozicioni i PDK-së është i qartë prej 6 tetorit, dhe se do të jemi opozitë dhe ky fakt nuk ndryshon.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/636920887132608/

MUND TË JU PËLQEJNË