Vogëlushja këtë lajm e ka ndarë edhe me miqtë e saj virtual.

Aktorja e njohur turke, Beren Gökyıldız gjithashtu u takua me shokët e saj të klasës me fillimin e vitit të ri akademik.

Beren Gökyıldız, është një nga emrat më të spikatur mes aktorëve fëmijë. Tek ne aktorja njihet përmes rolit të “Melekut” në serialin “Anne”.

Atëherë si një vajzë 6 vjeçare mori shumën prej 5 mijë lirash turke për episod, që do të ishte përafërsisht pak më shumë se 800 dollarë për episod sipas vlerave aktuale.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, kësaj here aktorja simpatike ndau në faqen e e saj në Instagram ditën e parë të shkollës.

Fotografitë në ditën e parë të shkollës ishin çështje kurioziteti. Sa vjeç është Beren Gökyıldız?

Aktorja më 29 shtator do ta festojë ditëlindjen e 10-të. Beren Gokyildiz në vitin 2016 ka arritur që të fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi. Përveç aktrimit ajo në intervista të ndryshme ka zbuluar se i pëlqen edhe vallëzimi e këndimi./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË