Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet këtë të hënë në Indi, për një vizitë dyditore zyrtare.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja e e tij, Zonja e Parë, Melania Trump. Ndërkohë vajza e tij, Ivanka Trump, ishte duke e pritur atë në pistën e aeroportit ndërkombëtar, Vallabhbhai Patel në Ahmedabad.

38-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë të shkurtra, i cili kishte në të edhe disa modele lulesh të kuqe. Fustani e nxirrte mjaft bukur dhe elegante të bijën e Trump, e cila herë pas here komentohet për veshjet e saj.

Ivanka e kompletoi pamjen e saj me buzëkuq ngjyrë rozë dhe një palë vëthë që binin menjëherë në sy. Mediat e huaja kanë kapur momentin kur Ivanka dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë takuar, dhe i kanë dhuruar njëri-tjetrit një puthje.

MUND TË JU PËLQEJNË