Pothuajse çdo njeri i famshëm qëndron gjithmonë në një pozicion të caktuar gjatë daljeve publike.

Prandaj edhe Meghan Markle qëndron ndryshe që prej kohësh kur u bë dukesha e Sussex-it. Gjatë daljeve të saj publike, vihet re se Meghan i mban duart e bashkuara në këtë pozicion dhe ka një arsye.

Sipas eksertes së gjuhës së trupit, Blanca Cobb, një pozicion i tillë është padyshim i mirëmenduar. “E dini çfarë ndodh?

Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon,” thotë ajo. “Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht.”

Për Blanca-n, Meghan qëndron në këtë mënyrë sepse është një “mburojë e padukshme”. “Duart e saj i japin rehati dhe siguri teksa është në qendër të vëmendjes”.

Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, thjesht se dukesha e Cambridge-it i mban duart e drejtuara poshtë. Sipas Cobb, ka të ngjarë që Meghan të jetë këshilluar me ekspertë të gjuhës së trupit për ta ndihmuar që të krijojë një imazh të vetin.

MUND TË JU PËLQEJNË