Përdorimi i rrjeteve sociale nuk ndikon negativisht te ndërveprimi ynë social apo te mirëqenia sociale në mënyrë domethënëse – thuhet në një studim të ri.

Teknologjitë e reja, si televizioni, smartphone-t dhe rrjetet sociale shpesh çojnë te frika e dobësimit të ndërveprimit ballë për ballë dhe zvogëlimit të lumturisë.
“Mendimi aktual është se, kur njerëzit kalojnë më shumë kohë në aplikacione si Facebook dhe Snapchat, cilësia e ndërveprimit të tyre ballë për ballë zvogëlohet”, – thotë Michael Kearney, asistent profesor në University of Missouri School of Journalism. “Megjithatë, rezultatet tona tregojnë se përdorimi i rrjeteve sociale nuk ka një ndikim të madh në ndërveprimet e ardhshme sociale”. Për të vërtetuar teorinë e tyre, Kearney dhe grupi i kërkimit realizuan dy studime, i pari në një afat të gjatë, kurse studimi i dytë, për një kohë të shkurtër.

Studimi i parë, i cili vëzhgoi përdorimin e rrjeteve sociale nga individët nga viti 2009 deri në vitin 2011, tregoi se ndryshimi i përdorimit të rrjeteve sociale nuk lidhej me ndryshime në kontaktin e drejtpërdrejtë social. Përveç kësaj, në fakt, mirëqenia sociale e pjesëmarrësve ishte rritur. Studimi i dytë, i cili vëzhgoi të rritur dhe studentë universitarë nëpërmjet mesazheve gjatë pesë ditëve, tregoi se përdorimi i rrjeteve sociale, në pjesën e parë të ditës, nuk kishte asnjë ndikim në ndërveprimet e ardhshme sociale.

Megjithatë, kërkuesit zbuluan se përdorimi pasiv i rrjeteve socialeve çonte në nivele të ulëta të mirëqenies, nëse personi në fjalë ka qenë vetëm në orët e para të ditës. “Njerëzit që përdorin vetëm rrjetet sociale, me shumë mundësi nuk arrijnë të kënaqin nevojat e tyre sociale ballë për ballë”, thotë Kearney.

“Pra, nëse nevojat e tyre sociale nuk përmbushen në jetën jashtë rrjeteve sociale, është e kuptueshme që rrjetet sociale mund t’i bëjnë të ndihen edhe më vetëm”. Aspekti i kohës mund të jetë një element i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë kur bëhet fjalë për të studiuar ndikimet e rrjeteve sociale – thotë Kearney.

Për shembull, ndërkohë që koha e shpenzuar në rrjete sociale si Facebook nuk na largon nga ndërveprimet sociale, ka të ngjarë që përdorimi i çdo rrjeti tjetër social merr hua kohë që mund të përdoret për ndërveprimin ballë për ballë. “Njerëzit po shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë duke përdorur internetin dhe rrjete të tjera që mund të zëvendësojnë kohën që mund të përdoret për të folur ballë për ballë.

“Njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm në ruajtjen e marrëdhënieve të tyre, si nëpërmjet rrjeteve sociale, edhe nëpërmjet rrugëve të tjera”. monitor

MUND TË JU PËLQEJNË