Politikanët kosovarë në vitet e fundit janë tejet aktivë në rrjetet sociale. Ata po përdorin këto platforma që të komunikojnë më lehtë me popullin.

Sipas një hulumtimi të ‘Kerollit”, politikani më i ndjekur në rrjetet sociale është kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai ka 509 mijë pëlqime në Facebook, 60 mijë ndjekës në Instagram dhe 10 mijë në Twitter.

Pas tij vjen presidenti i Hashim Thaçi i cili ka 336 mijë pëlqime në Facebook, 46 mijë ndjekës në Instagram dhe 71 mijë ndjekës në Twitter.

Kurse i treti është kryeministri Albin Kurti. Ai ka 234 mijë pëlqime në Facebook, 88 mijë ndjekës në Instagram dhe 15 mijë ndjekës në Twitter.

MUND TË JU PËLQEJNË