Loredana Zefi është emër i ri në estradë por që po pëlqehet shumë në publik.

Loredana Zefi përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka postuar një video, në të cilën shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës së re, për të cilën nuk ka dhënë detaje.

“Milliondollarsmile singli im i tretë”, ka shkruar ajo mbi video.

Kujtojmë që Loredana ka edhe dy projekte tjera, “Sonnenbrille” dhe “Bonnie & Clyde”, kjo e fundit në duet me të dashurin e saj, reperin Mozzik.

MUND TË JU PËLQEJNË