Edhe pak ditë kanë mbetur deri në festat e fundvitit, këtë vit zbukurimi i kryeqytetit ka vonuar pak më shumë krahasuar me vitet tjera, megjithatë ndodhi.

Tashmë, atmosfera festive është në të gjitha sheshet e kryeqytetit. Bredhat dhe dritat e ndryshme janë ndezur gjatë natës së sotme.Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpërndarë në profilin e tij disa fotografi se si duken sheshet në prag të festave.

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit.

MUND TË JU PËLQEJNË