Genta dhe i dashuri saj turk kohët e fundit janë shndërruar si çamçakëz në gojët e të tjerëve. Thuajse janë çifti i vetëm me nacionalitete të ndryshme në këtë rruzull.

E shkas për gjithë këtë vëmendje kaq të madhe mediatike po e bën dashuria dhe respekti që kanë fansat për Genten, shkruan “Kosovarja”.

Çifti po zgjojnë kureshtje të madhe me çdo lëvizje tyre, andaj siç kuptojmë mbase nuk është larg dita që së shpejti do ta kurorëzojnë lidhjen me martesë.

Por diçka që po merr vëmendje tek çifti simpatik është veshja e tyre, ku shpesh herë po paraqiten të veshur njëjtë.

Madje, çifti tek sa ndodhen në Amerikë shihet të kenë shkuar për të përcjellur një ndeshje basketbolli ku veshja e tyre rrëmbeu vëmendje.

Të veshur shumë serioz, a shkohet kështu në ambiente sportive?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË