Kanë arritur në Kuvend të Kosovës, zyrtarë të Lidhjes Demokratike aty ku për pak pritet që të mbahet takimi me kreun e LV-së, Albin Kurtin.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është parë duke hyrë në Kuvend së bashku me nënkryetarët e partisë, Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin.
Takimi fillimisht ishte paraparë që të nis në ora 14:00, mirëpo, me kërkesë të LDK-së, është shtyrë për një orë./Express/