Ramadan Krasniqi – Dani është ndër këngëtarët më të popullarizuar, zë i veçantë e me një mori hitesh, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari edhe këtë verë ka qenë shumë prezent në dasma e ahengje dhe më në fund duket se ka gjetur pak kohë për pushim, për relaks.

Dani, prej vitesh e ka humbur të shoqen, andaj pushimet i realizon me fëmijët e tij. Këtë herë ai po pushon me të birin, Andin, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, mësohet se Dani së shpejti vjen me projekte të reja, të cilat publiku po i pret me pa durim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË