Festat e fundit bëjnë që më shumë se kurrë, estrada të bashkohet dhe të perfomojnë këngët e tyre më të reja.

Por sikur të mos mjaftohej vetëm kjo, kemi edhe bashkëpunime e potpuri nga më të ndryshmet, të cilët përshtaten secili me zhanrin dhe vokalin e vet, shkruan Kosovarja.

E një ndër këta këngëtarë është edhe Ryva, e cila këtë vit, e mori goxha seriozisht punën, kështu duke sjellë këngë nga më të ndryshme, e qe besa edhe potpuri më këngëtarë të ndryshëm.

Por mbrëmjen e kaluar, Ryva na ka bërë goxha kuriozë më një imazh të publikuar në Instagram.

Ajo shihet se është në krahë me këngëtarin e njohur, Ramadan Krasniqin-Danin.

E tek sigurisht që menjëherë lindi një pyetje

A thua të kenë përgaditur dyshja ndonjë duet së bashku, apo është vetëm shkrepje e fotografisë për qejf?

Hiç nuk është larg mendjes, sepse edhe Dani ka sjellë shum hite me këngëtarë të rinjë, dhe ndoshta dyshja kanë gjetur një këngë të mirë duke iu përshtatur zhanrit të tyre. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË