Reperi i njohur, Lumi B ka paralajmëruar projektin e radhës.

Për dallim nga herët e tjera reperi shqiptar ka vendosur që të sjell një baladë për të gjithë fansat e tij, shkruan lajmi net.

“Pse m’le”, titullohet kënga e re e Lumit e cila do të lansohet nesër. “Nesër ora 18:00, Pse m’le”, është mbishkrimi i fotos ku reperi shfaq veten kur ishte i ri.

“Kalon”, mbetet projekti i fundit i lansuar nga Lumi në bashkëpunim me Dafina Zeqirin që tashmë numëron mbi 20 milionë klikime në Youtube.

Nga ana tjetër, Lumi këtë verë korri suksese të mëdha, e që koncertet e tij kanë qenë të panumërta.

MUND TË JU PËLQEJNË