Ai është ndër politikanët më të komentuar për jetën personale.

Si çdo prind tjetër, edhe Memli Krasniqi së bashku me bashkëshorten e tij Melizën, kanë përcjellë sot djalin e tyre, Malin, në ditën e parë të shkollës, shkruan Kosovarja.

Në rrjetin social Instagram, Memli ka publikuar disa imazhe, teksa shihen së bashku me djalin dhe bashkëshorten teksa bëhën gati për ta dërguar atë në shkollë.

“Mal, biri im, urime dita e pare e shkolles. Te shkofte me gezime e me suksese gjithe jeten shkollimi. Te dua pafundesisht!”, janë fjalët emocionuese të tij, me rastin e nisjes së shkollës të djalit.

A thua vallë, a dëshiron Memli që djali i tij të bëhët politikan, apo këngëtar? Kjo mbetet të shihet… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË