Vitin e shkuar u raportua për historinë që ngrohu zemrat e të gjithëve.

Bëhet fjalë për të pastrehun që i dha 20 dollarët e fundit gruas që ishte bllokuar, transmeton portali arbresh.info.

Johnny Bobbitt Jr
Pas kësaj, Kate McClure që ishte ndihmuar nga i pastrehu nisi një fushatë për mbledhjen e parave për të duke arritur në shumën 402,702 dollarë.

Por, tani avokati i Johnny Bobbitt Jr., pretendon se ai nuk ka marrë tërë shumën e mbledhur.

The Philadelphia Inquirer raporton se Bobbitt është i shqetësuar se Kate dhe e dashuri i saj Mark D’Amico kanë harxhuar paratë e ngritura.

Kurse, sipas çiftit atij i janë dhënë më shumë se gjysma e parave, dhe po mbajnë afërsisht 200,000 dollarë.

Ndërkohë, Johnny është kthyer sërish në rrugë, pa shtëpi dhe në përdorim të drogës