U bë shumë bujë lajmi për martesën e djalit të Afrim Muçiqit, por jo edhe dasma. Ndonëse mbrëmë këngëtari ka martuar djalin e tij Albionin, askush nga familja e tyre nuk ka publikuar fotografi apo video nga dasma, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari i njohur para tri viteve e ka fejuar djalin e tij, Albionin me Albertina Krajkova.

Fejesa e çiftit bëri bujë në media, pasi në aheng ishin të ftuar shumë fytyra publike, ndër ta edhe politikanë.

Kurse mbrëmë çifti Albioni e Albertina tani kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë edhe me martesë. E sot kanë dalur pamjet e para të çiftit nga dita më e lumtur e tyre.

Është pikërisht nusja ajo e cila ka shuar kurreshtjen e publikut duke publikuar disa fotografi nga dasma e saj me Albionin. Shikojeni se si janë dukur nusja dhe dhëndrri mbrëmë.

Kujtojmë se, Albertina është mbesa e aktorit të ndjerë, Ibrahim Krajkova që për publikun shqiptarë ishte i njohur si Leci./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË