Ne nje ene qesim miellin,kripen,vajin,vezen dhe shtojme ujin e vaket gradualsiht derisa te behet nje brume qe nuk ngjitet per duar.

Pastaj pasi ngjeshim pak me duar,lyejm me vaj dhe mbulojme enen,leme per 30 minuta

Ne nderkohe grijme qepn imet,fergojme ne pak vaj derisa qepa te zbutet,shtojme mishin e bluar,melmeast,perzijme per 10 minuta leme te zihet ngadale duke pasur kujdes qe mos te digjet.

Mishin largojme te ftohet.

Nga brumi ndajme 15 toptha te cilet i hollojme ne madhesi te pjates se mesme.

Shrojme margarine me vajin,lyejme nga 4 pete duke vendosur njera mbi tjetren kurse peten e peste nuk e lyejm.

Keshtu bejem ne tri vende nga pese pete

Pasi pushojne per 5-7 minuta,marim secilen peseshe te peteve dhe hollojme me hollues nje pete te madhe

Peten e madhes e presim ne 15 katrorka

Ne mes te seciles katrorke qesim nga nje luge mbushje,mbeshtjellim ne forme te zarfit dhe radhisim ne tepsi te lyer me vaj.

Njesoj veprojme edhe me dy peseshet tjera te peteve.

Pasi mbushim tepsin lyejm,lyejm me yndyren e mebur dhe pjekim ne 220 grade per 20-25 minuta ose derisa te marrin ngjyre te kuqrremt.

Pas pjekjes nxjerrim tepsin nga furra lyejm me perzierjen e kosit,ajkes,hudhres se grire imet,dhe kthej ne furre te nxehte te ciles i eshte ndalur tep edhe pedhe per 5 minuta

Përbërësit

600 gr miell

1 vezë

200-300 ml ujë te vaket

1 luge vaj

2 luge kripë

Per mbushjen:

500 gr mish i bluar

1 qepë

vaj

kripë

i zi piper

i kuq piper

Per lyerjen persiper:

1 gote kos

1 gote ajkë e tharte

2-3 thelbinjë hudhër

100 gr margarin

3 luge vaj

MUND TË JU PËLQEJNË