Luljeta, është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Meda.

Ajo jo rrallë rrëmben vëmendjen e mediave rozë me paraqitjet e saj plotë elegancë, shkruan “Kosovarja”.

Lulja-siç e thërrasin shkurt cilësohet si një femër e bukur, një bashkëshorte e përgjegjshme dhe një kujdestare e kujdesshme e katër fëmijëve të saj.

Ajo me Medën kanë një raport të mrekullueshëm të cilin e shfaqin edhe para të tjerëve me foto, video e dedikime dashurie.

Nuk iu mungojnë as imazhet e ndryshme me fëmijët e tyre dhe aktivitetet që realizojnë bashkë.

Së fundi Lulja në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi teksa bën garë vrapimi me djalin e vogël. Ata duken shumë këndshëm./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË