Loredana Zefi është kthyer në Zvicër.

Pas vizitës së saj të fundit në Kosovë, Loredana Zefi është kthyer në Zvicër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram menjëherë pas aterimit.

“Të dua Zvicër”, ka shkruar Loredana pranë fotos së postuar në Instastory. Reperja Loredana po akuzohet si e dyshuar për marrjen e 700.000 frangave nga një çift nga Valais.

Sipas mediumit zviceran, ajo mund mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.

Në rast se dënohet për mashtrim, ajo nuk mund të qëndrojë në Zvicër. Neni i prokurimit përcakton se në raste të tilla, gjykata e detyron një person të huaj të dëbohet nga shteti.

Ajo së fundmi mbajti një konferencë në Prishitnë ku foli lidhur me akuzat që po i bëhen./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË