Reperja Loredana Zefi, e njohur edhe si bashkëshortja e reperit Mozzik, mësohet se prej kohësh ka qenë e përfshirë në një skenar me bazë mashtrimin e një çifti zviceran, shkruan “Kosovarja”.

Siç u raportua nga mediat Zvicërane, Loredana dhe vëllai i saj kanë përfituar nga një çift zvicëran një shumë marramendëse parash, rreth 900.000 euro.

Bëhet e ditur që reperja nga Ferizaji, që jeton në Zvicër, tashmë është liruar, deri në vendimin e ardhshëm.

Në një foto të kohëve të fundit, Loredana është shfaqur mjaftë e pikëlluar, duke treguar tatuazhin e saj në formë loti të bërë në gishtin tregues, shkruan “Kosovarja”.

Pse një lot në gisht? Duket se Loredana ia ka ditur fundin kësaj historie./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË