Loredana Zefi sapo ka njoftuar të gjithë se sot me datë 10 (e premte) do mbajë konferencë për media për atë çfarë po ndodh me të këto dy ditët e fundit.

Reperja e cila po akuzohet për mashtrim dhe zhvatje bashkë me dy avokatët e saj, Tomë Gashin dhe Artan Sadikun do të deklarohet për rastin që ka pushtuar mediat në Zvicër dhe Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Instagramit ku shprehet: ‘Ju ftoj që sot me datët 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetënë rastin në Zvicër’.

Këngëtarja dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran bashkë me vëllain e saj, ku thuhet se kanë arritur t’u marrin atyre plot 900 mijë franga.

MUND TË JU PËLQEJNË