Ilir Prapashtica është aktori i njohur i kinematografisë vendore, i famshëm me rolet e tij që publiku nuk iu ka rezistuar ti pëlqejë, shkruan “Kosovarja”.

Simpatinë më të madhe e fitoi me rolin e tij të Longarit, në serialin më të shikuar e të paharruar sot e asaj kohe “ Familja moderne”.

Mirëpo, nuk u ndal me kaq, shpejt u bë edhe pjesë e serialit “O sa mirë” duke vazhduar rrugëtimin e tij në mënyrë të suksesshme.

E, sot është aktori i cili ndan me ne një dhimbje të madhe që e ndjen tash e 19 vite për humbjen e personit më të dashur në jetë, nënën e tij.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

“E shtrenjta nëna ime! sot u bene 19 vite pa ty,dhe per mua me duket si me qene 19 shekuj,te kujtoj me mall nëna ime, ti prehesh tani në paqe, te duaaa shumeeee”. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË