Ilir Prapashtica është emri i aktorit të njohur me emrin artistik “Longari” nga seriali “Familja Moderne”, me të cilin emër u bë i famshëm, sikur që u bë thuajse edhe për çdo rol të tij në seriale të ndryshme e të shumta, shkruan Kosovarja.

Ilirin jemi mësuar gjithherë ta shohim duke aktruar në rolet e tij, të cilat janë shumë argëtuese, por edhe mjaft të vështira.

Ai, ndryshe nga ajo se si e njohim është në përditshmërinë e tij. Është parimor, serioz.

Prapashtica po ashtu ka një familje të mrekullueshme, të cilën rrallë herë keni pasur rastin t’i njihni, meqë ai ruan privatësinë dhe nuk dëshiron të eksponohet e të jetë aq i përfolur me familjen e tij nëpër faqe roze.

“Keni çka të shkruani për mua mjaft, andaj më kurseni në këtë aspekt” – thotë Iliri, të cilin së fundi kemi pasur rastin ta shohim në serialet “Kombinati” dhe “Çka ka shpija”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË