Deputeti i zëshëm Daut Haradinaj dihet që ka një familje të mrekullueshme, tashmë të njohur edhe nga publiku.

Dauti e Lola janë ndër çiftet më të përfolura në mediat ‘roze’, shkruan “Kosovarja”.

Një bashkëshorte e nënë e përkushtuar, dhe një femër e bukur padyshim.

Përveç si bashkëshortja e Dautit, Lola njhet edhe për elegancën e saj që e shfaqë në secilën paraqitje.

Të dy janë aktiv në rrjete sociale të cilët ndajnë postime të ndryshme.

Dauti dallohet për postimet që ndanë për karrierën e tij, jetën si bashkëluftëtar, imazhe të shumta në kujtim të dëshmorëve e heronjëve, kurse më pak postime nga jeta e tij private.

Kurse Lola është ajo e cila poston shumëçka nga përditshmëria e saj.

Këtë radhë ajo publikoi një video në instastory, ku shihet se është duke udhëtuar me makinë dhe duke dëgjuar muzikë.

Këngëtari i saj i preferuar po del të jetë Justin Bieber, për të cilin ajo nuk heziton të shkruajë fjalë të mirë.

Madje aq fjalë të mira, sa që bashkëshorti i saj mund të xhelozoj. Epo nuk e vëmë në faj Dautin, pasi Lola i thotë “Të dua” Justin Bieber.

Apo mos ndoshta, edhe preferenca e Dautit mund të jetë ish partnerja e Justin, këngëtarja Selena Gomez./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË