Lola sot mori urime të shumta Gruaja e deputetit të njohur kosovar, Daut Haradinajt, Lola sot feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së 32-të, Lola mori urime të shumta.

Përveç urimit të veçantë të bashkëshortit, Lola urim të bukur mori edhe nga motra e saj, Anita Muçaj-Haradinaj.

Moderatorja e njohur, e cila është edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Ramush Haradinajt me një fotografi të bukur uroi motrën për ditëlindje.

Përmes një imazhi të hedhur në instastory, në të cilin Lola dhe Dauti shihen duke u puthur, Anita uroi Lolën në ditën e saj të veçantë.

Nga martesa shumë vjeçare, çifti Haradinaj kanë djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën.

Dauti është vëllai i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, ndërsa Lola është motra e gruas së kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinajt./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË