Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur shqiptare, Linda Halimi ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artistja shqiptare është shpërngulur atje tash e disa vite, së bashku me bashkëshortin e saj, rep-artistin, Davon Edwards.

Për këtë vendim të këngëtares janë treguar kureshtar fansat e saj, të cilët e kanë pyetur se pse ka vendosur të jetojë në Amerikë.

“Për mundësitë që Amerika të ofron! Për vlerësimin që i bëhet një femrës këtu në radhë të parë, dhe gjithashtu sepse ka qenë ëndërr e përhershme e imja dhe ëndrrat bëhen realitet”, është përgjigjur Linda.

Ndër të tjera, Linda ka treguar që në Kosovë nuk ka qenë që nga viti 2013, dhe se shpreson shumë që së shpejti të vijë në vendlindje.

Linda dhe Davon më 11 mars të këtij viti janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është “Murda”, që është publikuar në gusht të 2018-së./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË