Tashmë e disa vite është bërë senzacion i tërë portaleve, dhe i internetit.

Është kjo Linda Morina, e cila skenës muzikore, por edhe publikut i ka shkaktuar mjaft të qeshura të mëdha, me veprimet e saj të stërtepruara.

Shpesh është shfaqur në rrjetet sociale, herë duke kënduar, e duke dhënë këshilla, madje edhe skandalet e saj nuk kanë munguar, për çka është bërë edhe një nga shqiptaret më të famshme deri tani.

 

Pra, jemi mësuar të shohim çfarëdo nga ajo, por jo edhe afër me këngëtarët e estadës, kjo pasi që ata asnjëherë nuk e kanë mbështetur atë,

Sot, Linda ka befasuar të gjithë me një postim, ku dukej së bashku me reperin e njohur nga Shqipëria, Noizy-n, shkruan Kosovarja.

E pabesueshme apo jo… Është ndër të rrallët që nuk ka nguruar të fotografohet me të…

Kjo pra është Linda, edhe përkundër faktit se ajo asnjëherë nuk ka qenë e mirëpritur në skenë, duke u sharë e kritikuar, ajo veprimtarinë e saj nuk e ka ndalur asnjëherë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË