Në çdo shoqëri në botë ekzistojnë personazhe qesharake, madje edhe që i kalojnë të gjitha limitet e shakasë në mënyrë që njerëzit të qeshin e argëtohen me ta.

Edhe në vendin tonë ekzistojnë personalitet të tilla, të cilët në mënyrat e veta provojnë të bëjnë diçka ndryshe, shkruan “Kosovarja”.

Linda Morina, është njëra nga fytyrat femra që ka arritur kulminacionin e ‘shakasë’ me gjestet e veprimet e veta që nuk i ka bërë dikush më parë.

Linda njihet për video e fotografi të ndryshme, që gjithmonë e bën të pahijshmen, jo të duhurën, strategji kjo përmes të cilës u bë e famshme.

Së fundi ajo ka ‘goditur’ me një gjest tjetër, i cili nuk ka si mos të bie në sy.

Ajo pretendon se ka një numër të madh fansash në mbarë shqiptarinë. Madje nuk ka personalitet që e “ refuzon” atë të dalë në foto, siç është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të cilin ajo e konsideron ‘fansin’ më të madh.

Linda shihet krah Edit, të dy me trëndafila në duar e të buzëqeshur. Sigurisht kjo duhet të jetë njëra nga ‘skeqet’ e saj për të arritur tek publiku./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË