Edhe pse nuk është më pjesë e serialit vendor “O sa mirë” ajo vazhdon të mbetet në kujtesen e shikuesve si aktorja më e mirë.

Flasim për aktoren nga Shqipëria, Linda Jarani e cila tani është fokusuar tërësisht në teatër.

Përveç se pëlqehet shumë si aktore, ajo komentohet edhe për linjat trupore që posedon, ku nuk mungojnë shpeshherë dhe fotografitë e nxehta që publikon në llogarinë e saj në Instagram.

Aktorja ka filluar pushimet në jugun e Shqipërisë nga ku dhe po sjellë pamje të ndryshme.Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi, ku e veshur me bikini, aktorja ka ndjezur rrjetin me format që posedon.

Muaj më parë, Linda Jarani ishte emri kyç në mediat rozë, e krejt kjo për shfaqjen e saj “Boeing Boeing”, ku aktorja është në prehërin e aktorit Gentian Zenelaj, ngjalli reagime të shumta në publik.

MUND TË JU PËLQEJNË