Pas shumë vitesh larg Shqipërisë dhe Kosovës, Linda Halimi është rikthyer këtë vit në “Kënga Magjike 2019”.

Këngëtarja e cila vite më parë u përjashtua nga ky festival përshkak të vonesës, ka vendosur që pikërisht këtu të rikthehet.“Want you love” titullohet kënga me të cilën ajo është paraqitur në Kënga Magjike.

Tani, Linda Halimi po kërkon dy vallëtarë për këngën e saj, të cilët dhe do i shpërblejë me para.

“Dua të shoh pak kreativititet, valltarët më të mirë që vallëzojnë “Want my love”, këngëtarin më të mirë … dhe më i pëlqyeri ose më i komentuari do të fitojë 500 dollarë, dy fitues, gjithsej 1000 dollarë”, ka shkruar Linda Halimi në InstaStory.

MUND TË JU PËLQEJNË