Ditë më parë reperi Ledri Vula largoi nga rrjete sociale gjithçka që kishte publikuar deri atë ditë për arsye që ai nuk e bëri të ditur.

Ndërsa tashmë, edhe pse ka dy ditë që ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, Ledri Vula ka bërë sërish të njëjtën gjë, duke dhënë më pas dhe një mesazh në postimin e ri të bërë.

“Secili n’rrjet social e qet të kundërtën ça mrena vun, dikush ta ka inati me qef, a dikush t’don me dhunë”, shkruan Vula, ndërsa komentet nuk kanë ndalur me komente duke kërkuar rikthimin e tij ashtu siç janë mësuar.

Reperi po shoqërohet nga e dashura e tij Sara Hoxha, si dhe çifti i famshëm, Ermal Fejzullahu së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.Sa i përket muzikës, Vula nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri, derisa ai i fundit mbetet kënga me titull “MEM”, e lansuar para gjashtë muajsh.

MUND TË JU PËLQEJNË