Chiara Bordi humbi njërën këmbë, në një aksident kur ishte vetëm 13 vjeç. Kjo nuk e ka penguar për të zënë vendin e tretë në finalen e Miss Italia.

Modelja, 18 vjeç, shfaqi me krenari këmbën e saj me protezë teksa sfilonte gjatë spektaklit.

Chiara, është e para konkurente që garon në një event të tillë duke pasur një protezë.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet, sipas të cilave ajo ka përdorur këtë “gjymtim” për të garuar.

“Po, mua më mungon një këmbë, por ty të mungon zemra dhe truri. Unë nuk jam e interesuar të fitoj, por t’i tregoj botës se jeta është ende e bukur kur rilind pas një ngjarje tragjike”, ia kthen një komentuesi në Facebook, Chaira.

 

MUND TË JU PËLQEJNË