Superylli Kylie Jenner përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet e saj dhe ka bërë lutje për familjet e të humburve në rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit që ka lënë të vdekur Kobe Bryant, vajzën e tij, Gianna dhe shtatë të tjerë të dielën në mëngjes.

22-vjeçarja zbuloi një lidhje personale me tragjedinë në postimin e saj në Instagram, duke ndarë me ndjekësit e saj se ajo fluturonte me të njëjtin helikopter dhe e njihte personalisht pilotin Ara Zobayan.

Jenner kishte marrë me qira të njëjtin helikopter, për ditëlindjen e tretë të mbesës së saj Dream, në nëntor.

Duke postuar në InstaStory, Kylie ndau një mesazh prekës, i cili përfshinte fotografi të vogla të nëntë viktimave të aksidentit.

“Pushoni në paqe .. lutje për këto familje”, ka shkruar ajo poshtë imazheve.

“Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë”, ka shkruar Kylie.

Ndërkaq, helikopteri me të cilin gjeti vdekjen Kobe Bryant është identifikuar si Sikorsky S-76B ndryshe i njohur ‘Mamba Chopper’.

Ai ishte nën pronësi të Bryant, gjersa e kishte përdorur atë edhe gjatë udhëtimeve me gruan e tij, Vanessa për ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË