Ajo morri kurorën e miliarderes më të re në botë vitin e kaluar.

Dhe Kylie Jenner në një intervistë të realizuar me Ellen DeGeneres ka pranuar se bashkë me këtë suksese kanë ardhur edhe ‘probleme’ tjera.

Kur ajo u pyetë se çfarë mendojnë motrat e saj të famshme Kardashian-Jenner për statusin e saj si miliardere, 22 vjeçarja u shpreh se asaj i kërkojë që të paguaj çdoherë.

“Kur ne flasim në grup për udhëtimin e ardhshëm që mund të bëjmë së bashku, pyetja kryesore është se a do të paguaj unë? Por, ato janë shumë krenare me mua padyshim.

Tutje Kylie e cila drejton linjën e suksesshme të produkteve të saj të bukurisë ka folur edhe për jetën e saj private, vajzë Stormi dhe të dashurin, Travis Scott.

“Ajo është një miksim përfekt i imi dhe i Travis, ajo është dinamike dhe e dashuron muzikën”, u shpreh Kylie.

Kylie dhe Travis mirëpriten vajzën e tyre me 1 shkurt të vitit 2018./Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË