Është ndër aktoret me të dashura në Turqi.

Songül Öden është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë turke. Famën më të madhe e arriti me rolin e “Gymyshit” në serialin me po këtë emër. Ndonëse kaluan vite që nga transmetimi i këtij seriali, aktorja gëzon famë të madhe dhe kujtohet ende nga fansat e saj.

T’i kthehemi pak jetës private të aktores së mirënjohur. Për disa vite ishte e martuar me aktorin e mirënjohur turk, Kerem Alışık, i njohur me rolin e “Ayhanit” te seriali “Kara Sevda”.

Ata i ndanë rrugët në vitin 2016, pas 8 vjetësh lidhje. Kjo edhe ishte arsyeja pse u tërhoq nga profesioni i saj.

Në një intervistë ajo kishte treguar se xhelozia ishte shkaktari i ndarjes së çiftit. Madje kishte pohuar se ishte dhunuar nga ai për shkak të xhelozisë.

“Xhelozia shkatërroi marrëdhënien tonë, dhe e gjitha vinte për shkak të punës time në aktrim. Shpesh ai herë më ka vënë përballë dy zgjedhjeve të rëndësishme, atë ose karrierën time profesionale”, kishte deklaruar ajo në disa intervista.

Edhe aktori kishte pranuar se xhelozia çoi drejt ndarjes së çiftit.

Megjithatë, fajin ia la asaj, duke thënë se ajo ishte xheloze për një aktore të serialit “Kara Sevda”.

U raportua se ai e pranoi rolin dhe u nda nga aktorja e njohur. Songül ka debutuar në skenë në vitin 1999, kur kishte realizuar një seri televizive me titull Ferhunde Hanımlar.

Pas kësaj, ajo kishte marrë pjesë edhe në pesë seri të tjera televizive Vasiyet (2001), Havada Bulut (2002), Gümüş (2005-2007), Vazgeç Gönlüm (2008) dhe Mükemmel Çift (2010).

 

MUND TË JU PËLQEJNË