Ledri është një ndër reperat më të mirë shqiptarë i cili numëron shumë fansa në vendin tonë dhe jo vetëm.

Mirëpo së fundmi i ka ndodhur një incident i pakëndshëm. Një fans ka hedh një cigare drejt reperit gjatë kohës që ai ishte duke performuar në skenë.

Kjo gjë e ka mërzitur tej mase Ledrin i cili duhet thënë se është një nga artistët më të sjellshëm. Ai ka ndaluar së kënduari dhe ka shpërthyer në fjalë ndaj djalit që bëri gjestin e papërshtatshëm.

Pas këtij veprimi, reperi i njohur Dj Blunt i është rikthyer “sherrit” të tij me Ledrin dhe ka publikuar një video e cila është marrë si një “diss” për reperin. Ai e akuzon indirekt Ledrin dhe reperat e tjerë se kanë filluar të këndojnë reggeaton dhe tallave, madje i përmend dhe faktin kur fansi e goditi me cigare ku shprehet se edhe fansat nuk e duan më.

MUND TË JU PËLQEJNË